Angelovska-Bezhoska – Osmani: Banka Popullore e përkushtuar në proceset eurointegruese

Shkup, 20 maj – Guvernatorja e Bankës Popullore Antia Angellovska-Bezhovska sot realizoi takim zëvendëskryeministrin e angazhuar për Çështje Evropiane Bujar Osmani, në të cilin është biseduar për angazhimet e Bankës Popullore në përmbushjen e udhëzimeve të Bashkimit Evropian të dhëna vitin e kaluar lidhur me Programin për reforma ekonomike, njofton Koha.mk

Në takim, siç informojnë nga Banka Popullore, është potencuar se rregullorja dhe praktikat në punën e bankës qendrore te ne pasqyrohet me nivel të lartë të harmonizimit me ato evropiane.

Zëvendëskryeministri Osmani, theksoi se Banka Popullore, si një institucion i pavarur në kompetencë të së cilës është politika monetare, është një nga institucionet kyçe prej të cilave pritet të kontribuojnë në krijimin e strukturës negociuese dhe përgatitjen e vendit për sfidat e negociatave, veçanërisht në pjesën e kapitujve ekonomik.

Osmani, gjithashtu, shprehi kënaqësi nga bashkëpunimi i deritanishëm ndërmjet dy institucioneve, veçanërisht në kuadër të ashtuquajturës, skriningut shpjegues, brenda të cilit tashmë janë hapur disa kapituj nga sfera e ekonomisë.

Angelovska-Bezhoska, theksoi se Banka Qendrore është fuqishëm e vendosur të japë kontributin maksimal në përafrimin e ekonomisë sonë me familjen evropiane.

“Me përkushtim dhe vazhdimisht punojmë në harmonizimin e mëtejshëm të rregullores që është në kompetencën tonë me rregulloren e BE-së. Posaçërisht do t’i veçoja ndryshimet në rregulloren ligjore në lidhje me sistemin bankar, të cilat do të kontribuojë në forcimin e mëtejshëm të stabilitetit financiar, si dhe në ndryshimet që lidhen me shërbimet e pagesave dhe sistemet e pagesave. Ne jemi të përkushtuar vazhdimisht për harmonizimin e statistikave të bankës qendrore me kërkesat evropiane”, deklaroi Angelovska-Bezhoska.

Angelovska Bezhoska dhe Osmani në takim kanë shprehur kënaqësinë nga suksesi i Republikës së Maqedonisë Veriore, që e ka arritur duke hyrë në fazën e dytë të zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit me BE-në, siç thuhet në kumtesë, krijon potencial të jashtëzakonshme për lidhjen ekonomike të vendit me shtetet anëtare të Unionit, si bazë e rëndësishme për të krijuar kushtet dhe potenciale për hyrje më të lehtë të investimeve të huaja direkte që vijnë nga Unioni në përgjithësi, për të avancuar shkëmbimet ekonomike me BE-së. (koha.mk)