Shkup, 26 nëntor – Guvernatorja e Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë Anita Angelovska-Bezhoska sot dhe nesër do të marrë pjesë në Konferencën për integrim ekonomik evropian, të cilën për të pesëmbëdhjetën herë me rradhë e organizon Banka Qendrore Austriake. Konferenca, siç kumtoi BPRM vlen si një nga ngjarjet më të rëndësishme në të cilat tradicionalisht diskutohet për çështje të rëndësishme për ekonominë evropiane.
Edicioni i sivjetëm i Konferencës është me kualifikim tematik “Si të financohet kohezioni në Evropë”. Dy ditët e ardhshme, në Vjenë, guvernatorë dhe përfaqësues tjerë të lartë të shumë bankave qendrore, profesorë dhe hulumtues të universiteteve me renome dhe qendra hulumtuese, si dhe përfaqësues të shumë institucioneve financiare ndërkombëtare dhe organizatave do të diskutojnë për atë se si mundet rrjedhat financiare t’i ndihmojnë Bashkimit Evropian në promovimin e kohezionit social dhe ekonomik dhe solidaritetit mes vendeve anëtare.
Nga BPRM citojnë se vëmendje e veçantë do t’i përkushtohet edhe çështjes se si të përparohet dhe financiarisht të mbështetet afrimi i ekonomive nga Evropa Qendrore Lindore dhe Juglindore (EQLJL) ndaj atyre të eurozonës. Në panel-diskutimin në të cilin fjalim do të mbajë guvernatorja e BPRM-së theks do të vihet në rolin e politikës monetare në këtë afrim. Pikpamjet e tyre në këtë temë, përveç guvernatores Angelovska-Bezhoska do t’i ekspozojnë edhe guvernatorët e bankave qendrore të Rumanisë dhe Bullgarisë, Mugur Isaresku dhe Dimitar Radev. Ky panel-diskutim do të mbahet menjëherë pas hapjes së Konferencës në të cilën përveç guvernatorit austriak Evald Novotnidhe ministrit austriak të Financave Hartvig Leger, fjalim do të mbajë edhe anëtari i Bordit ekuzekutiv të Bankës Qendrore Evropiane, Benoa Kere.
Në suaza të Konferencës do të diskutohet edhe për çështje tjera të rëndësishme për ekonominë evropiane, mes të cilave janë edhe çështjet nëse dhe si të ndalet deindustrializimi në EQLJL dhe në eurozonë, si më mirë t’i kënaq politikat rajonale të BE-së nevojat e përhershme investuese, cilat politika mund t’i nxisin investitorët të kontribuojnë për zhvillim ekonomik dhe social dhe cilat ndryshime institucionale dhe strukturore mund t’i rrisin kapacitetet e vendeve të BE-së për absorbim të mjeteve.
“Guvernatorja Angelovska-Bezhoska, e cila mes folësve të Konferencës është edhe përfaqësuese e lartë e vetme e institucionit të vendit i cili nuk është anëtar i BE-së, në mënyrë aktive do të përfshihet edhe në diskutimin për disa nga këto çështje. Pjesëmarrja e saj në këtë ngjarje është edhe një konfirmim se BPRM me sukses hapëron nëpër rrugën e cila çon drejt Sistemit evropian të bankave qendrore”, qëndron në kumtesën e BPRM-së.