Në gjysmën e dytë të vitit mund të priten norma më të larta të rritjes që do të kishin përmbushur devijimet nga fillimi i vitit, por kyçe për atë, sipas guvernatores së Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë, Anita Angellovska-Bezhoska, do të jetë nëse aktivitetet e projekteve të mëdha infrastrukturore do të përshpejtohen dhe do të fitojnë në intensitet.
“Të dhënat për tremujorin e parë tregojnë stagnimin e ekonomisë dhe rënie të mëtejshme të investimeve dhe këto arritje janë më të dobëta nga vlerësimet tona, që krijon rrezik rreth rritjes së projektuar për këtë vit. Por, ajo që është gjithashtu e rëndësishme është se ky aktivitet i dobët nuk është i shpërndarë, por i koncentruar në ndërtimtari, gjegjësisht investimet. Prej aty, konsideroj se do të jetë vendimtare nëse aktivitetet e projekteve më të mëdha infrastrukturore do të rrisin dhe do të përfitojnë në intensitet. Nëse ndodh ajo, nuk përjashtohet që në gjysmën e dytë të vitit të kemi norma më të larta të rritjes, me ç’rast një pjesë e këtij devijimi në rënie në fillim të vitit do të kompensohej”, theksoi guvernatorja në intervistën për MIA.
Shton se rritja e projektuar e BPRM në kuadër të projeksioneve të prillit është 3,2 për qind për këtë vit që bazohet ndaj disa supozimeve kyçe – mjedis relativisht i favorshëm i jashtëm, gjegjësisht mbulimin e mëtejshëm të kërkesës së huaj me impuls pozitiv ndaj eksportit, ambient politik të brendshëm të qëndrueshëm, fluksi i mëtejshëm i investimeve të huaja, shfrytëzim më të madh të kapaciteteve të huaja ekzistuese, dhe veçanërisht me rëndësi, rifillim dhe përforcim i ciklit të investimeve publike infrastrukturore.
Qartëson se rregullisht i ndjekin të gjithë treguesit e frekuencave të larta për aktivitetet ekonomike dhe se një pjesë e tyre japin sinjale më pozitive për tremujorin e dytë.
“Për shembull, rënia e punëve ndërtimore dukshëm u ngadalësua, qarkullimi në tregti shënon rritje të përshpejtuar, deficiti tregtar u zvogëlua, ndërsa lëvizje më të favorshme vërehen edhe tek treguesi për ndjenjën ekonomike të Komisionit Evropian. Megjithatë, numri i treguesve në dispozicion, për momentin është i kufizuar për të bërë vlerësim më gjithëpërfshirës për aktivitetin ekonomik në pjesën e dytë të këtij viti”, thotë guvernatorja.
Në intervistë thekson se nuk ka ndryshime për regjimin aktual të kursit të këmbimit dhe se ai është adekuat dhe korrespondon me karakteristikat themelore të ekonomisë së Maqedonisë.
“Ne jemi ekonomi e vogël dhe e hapur, me shkallë të lartë tregtare dhe integrim financiar me BE-në, shkallë të lartë të evropianizimit dhe transferim të shpejtë të ndryshimeve të kursit të këmbimit të qëndrueshme është vlerësuar si strategji optimale, që mund me sukses të sigurojë stabilitetin e çmimeve, si qëllim kryesor monetar, që, paraqet parakusht për rritjen ekonomike dhe nivel më të lartë i të ardhurave në ekonomi”, potencon Angelovska-Bezhoska.
Shton se më shumë herë është dëshmuar se stabiliteti i ruajtur i kursit devizor ka qenë kyç për stabilizimin e shpejtë të pritjeve të subjekteve vendore por edhe mekanizëm i cili kontribuon për udhëheqjen prudente të politikave makroekonomike të tjera.
Sipas saj epërsinë nga ndryshimi i regjimit, zakonisht proponentët e kursit fleksibil, e shohin në mundësinë për shfrytëzimin e kursit si mekanizëm për korrigjimin e disbalancit të jashtëm, gjegjësisht disbalancit në llogarinë tregtare të bilancit të pagesës, por, shton se me varësi të lartë importuese të sektorit tonë eksportues, personalisht mendoj se ne do të mund të kemi dobi nga kjo epërsi.
Në intervistë vlerëson se sistemi bankar i Republikës së Maqedonisë me sukses e ruan stabilitetin dhe qëndrueshmërinë ndaj goditjeve, ndërsa kontribut të konsiderueshëm ndaj kësaj kanë sjella prudente dhe menaxhimi në banka si dhe praktika shumëvjeçare e mbikëqyrjes së thellë dhe të vazhdueshëm të punës së tyre prej BPRM-së.
“Në periudhën e kaluar, sistemi bankar kaloi një stres-test real në praktikë dhe u dëshmua si rezistues ndaj pritjeve negative në opinion që u formuan si pasojë e ngjarjeve politike. Përmirësimi gradual i pritjeve të subjekteve ekonomike, gjithsesi çon drejt përmirësimit të ambientit për bankat dhe përmirësimin e vlerësimeve të tyre për rreziqet, që, nga ana tjetër, do të çonte drejt rritjes dinamike për aktivitetin depozitor dhe kreditor”, thotë guvernatorja dhe shton se konfirmim për këtë është edhe rimëkëmbja e rritjes së depozitave të popullatës si burim bartës i financimit të bankave vendore, shkalla vjetore e së cilave arriti në 8,8 për qind në maj të vitit 2018.
Bankat, potencoi, në vazhdimësi disponojnë me nivel përkatës të likuiditetit, derisa pozita e solvencës ruhet mbi minimum e rregulluar me ligj.
Lidhur me normat e interesit thotë se çmimi i kredive për një periudhë më të gjatë kohore vazhdimisht zvogëlohet dhe se nga fundi i vitit 2009 deri më tani, norma mesatare e interesit në kreditë në denarë është më e ulët për mbi katër për qind pikë dhe për momentin është 5,8 për qind, që paraqet minimumin historik.