Shkup, 21 nëntor – Banka popullore arriti rezultate të rëndësishme në përparimin e punës së saj me mbështetje të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN). Me zbatimin e shumë projekteve të mbështetura nga FMN, politika monetare e vendit arriti nivel që është vlerësuar lartë nga ana e institucioneve ndërkombëtare. E dukshme është se bashkëpunimi mes Bankës Popullore dhe FMN-së është i suksesshëm.
Këto, kumtoi Banka Popullore janë pjesë e porosive nga takimi i guvernatores së Bankës Popullore, Anita Angelovska-Bezhoska dhe ministres së Financave Nina Angelovska, me zëvendësdrejtorin e FMN-së, Tao Zhang, që mbahet në Shkup. Në takim ka marrë pjesë edhe përfaqësuesja e lartë rezidente e FMN-së për Ballkanin Perëndimor, Shtefani Eble.
Në mbledhjen theks është vendosur në Konkluzionin e ekipit të FMN-së që kohë më parë ka qëndruar në vendin tonë për shkak të zbatimit të kontrollit të rregullt vjetor të ekonomisë së Maqedonisë. Siç është theksuar, vlerësimet se politika monetare është adekuate dhe se sistemi bankar është i shëndetshëm mirë i kapitalizuar dhe likuid janë edhe konfirmim konkret i realizimit të suksesshëm të qëllimeve të Bankës Popullore. Megjithatë edhe njëherë është theksuar se Banka popullore në mënyrë adekuate i shfrytëzon kushtet e volitshme për rritje të rezervave devizore. Gjatë ndjekjes së gjendjeve në sistemin bankar, veçmas ishte potencuar se aktivitetet rrjedhëse për konsolidimin e tij do të kontribuojnë për konsolidim të tij të mëtutjeshëm dhe për përmirësim të efikasitetit të tij.
Nga Banka Popullore citojnë se vëmendje i është përkushtuar edhe nevojës për përforcim plotësues të korrnizës për stabilitet financiar, që sipas njohurive të FMN-së edhe më tutje është prioritet. Megjithatë është theksuar vlerësimi se është shumë i rëndësishëm dhe pozitiv që rregullisht zhvillohen aktivitetet për përforcim të korrnizës supervizore dhe rregullatore dhe që përgatitet edhe rregullore me të cilën do të përforcohet mandati makroprudencial i Bankës Popullore dhe do të mundësohet konfirmim më i mirë i rreziqeve sistematike në sistemin bankar.
Në pjesën e dytë të mbledhjes, është biseduar edhe për përparimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit të Bankës Popullore dhe Ministrisë së Financave me FMN-në. Me ç’rast siç qëndron në kumtesë, Tao, Eble dhe Angelovska-Bezhoska biseduan edhe për mundësitë për mbështetje të FMN-së për përparim plotësues të punës së Bankës Popullore, përmes bashkëpunimit teknik dhe këshilldhënës në disa fusha të punës qendrore bankare, për çka tashmë janë udhëhequr biseda edhe në takimet vjetore të FMN-së dhe Grupacionit të bankës botërore në Uashington.