Shkup, 4 tetor – Trajneri i përfaqësueses së Maqedonisë, Igor Angelovski, shpalosi listën e futbollistëve për dy sfidat e radhës në kuadër të Ligës së Kombeve, më 13 tetor ndaj Lihtenshtajnit në Shkupi dhe 16 tetor kundër Armenisë në Erevan. Në listën e Angelovskit “rikthehen” Arian Ademi nga Dinamo Zagrebi dhe Ferhan Hasani nga Al Raedi. Ndërkohë si portier i tretë është ftuar Damjan Shishkovski nga skuadra e Lahtit nga Finlanda.
“Kemi një listë standarde në të cilën si portier I tretë është Damjan Shishkovski, Ademi pas lëndimit dhe Hasanin, dy futbollist që janë standard në përfaqësuesen tonë, me çka rritet konkurrenca në mesfushë dhe zgjedhjes në atë pjesë të ekipit. Pres që të jemi maksimalisht të përgatitur në sfidën e parë, pasi jemi maksimalisht të koncetruar në atë ndeshje, pasi që kemi dëshirë që të fitojmë , të arkëtojmë 3 pikët dhe të vazhdojmë aty ku ngelen në dy sfidat e kaluara “ tha mes tjerash Angelovski.
Në mesin e futbollistëve të ftuar, Darko Velkovski është ankuar në lëndim të këmbës, ndërsa Angelovski theksoi se do të pret detajet e ekipit mjekësor, nëse do të ftojë ose jo futbollist të mbrojtjes. Grumbullimi i futbollistëve do të jetë më 8 tetor, në orën 12.00.