Angellovski: Takimi ndaj Ukrainës i rëndësishëm për ne

20

Fisnik NUHIU

Bukuresht, 16 qershor – Përfaqesuesja e Maqedonisë sot zhvilloi stervitjen e fundit përpara sfidës se nesërme ndaj Ukrainës në kuadër te xhiros së dytë të kampionatit Evropian 2020.

Seleksionuesi Igor Angellovski në konferencën e fundit para përballjes së nesërme theksoi se skuadra është gati për ndeshjen më te rëndësishme në këtë Evropian.

“Takimi ndaj Austrisë ishte një një mësim për ne. Besojmë se kemi cilësi, pasi që dëshmuam se posedojmë një gjë të tillë ndaj Austrisë, duke treguar se ishim kundështarë të denjë deri në minutën e 80.

Nuk u mbrojtëm dhe luajtëm një mënyrë ofenzive ku kishim rastë edhe të kalonim në avantazh. Tani na pret takimi ndaj Ukrainës dhe mendoj se kemi rast që të përmirësohemi në aspekt të rezultatit.

Kemi ardhur në Evropian më qëllim që të kualifikohemi në fazën tjetër por edhe nëse nuk arrijmë nuk do të jetë tragjike. Përfaqësuesja e Ukrainës posëdon lojtarë cilësore dhe këtë e dëshmuan edhe në duelin ndaj Holandës, por edhe neve kemi cilësitë tona dhe do të luftojmë deri në fund për një rezultat pozitiv”, deklaroi Igor Angellovski.

Takimi Ukrainë – Maqedoni zhvillohet nesër në “Arenën kombëtare” në Bukuresht me fillim prej ora 15:00.