Shkup, 14 mars – Kryetari i Komisionit për mbikëqyrje në zbatimin e masave për ndjekjen e komunikimeve, Emil Dimitriev sot ka deklaruar se është kryer mbykëqyrje në Agjencinë Teknike Operative (ATO) dhe se nuk janë vërejt parregullsi në punën e Agjencisë.
“Nga ajo që është vënë në mbikëqyrje dhe të mund ta sheh Komisioni, ne për momentin nuk kemi vërejt shkelje të procedurës dhe mund të konstatojmë se për momentin ATO punon konform rregllave ligjore dhe akteve nënligjore të institucionit”, ka thënë Dimitriev.
Drejtori i ATO-s, Zoran Angellovski ka thënë se Agjencia i ndjek komunikimet e 188 numrave, duke shtuar se numri më i madh i përgjimeve kryhen me kërkesë të Drejtorisë për siguri dhe kundërzbulim dhe Byrosë për siguri publike.
“ATO punon konform rregullave ligjore në shtet. Gjitha proceset janë të dokumentuara dhe të nënshtruar në mbikëqyrje, si nga Komisioni për mbikëqyrje ashtu edhe nga komisionet tjera për mbikëqyrje ndaj punës së ATO-s. Përgjim joligjor nuk ka. Nuk ekziston në Maqedoni”, ka theksuar Angellovski.
Ai ka shtuar se punohet Protokoll me specifikime lidhur me atë që do të mund të mbikëqyret.
“Pajisjen të cilën e dhamë në mbikëqyrje, të cilën e ka rishikuar Komisioni është aq e sofistikuar që në të e pamundur është të bëhen intervenime dhe të fshihen disa komunikime. Gjithçka që është punuar në atë pajisje ekziston në procesverbal adekuat dhe askush në të nuk mund të hyjë”, ka thënë Angellovski.
Ai ka shtuar se ATO i ka kapacitetet e nevojshme që t’i përmbush kërkesat e sistemit të sigurisë në shtet.