Fisnik NUHIU
Bukuresht, 17 qershor – Përfaqësuesja e Maqedonisë ka humbur me rezultat 2:1 nga Ukraina në ndeshjen e dytë të fazës së grupeve në Kampionatin Evropian 2020.
Përfaqësuesja e vendit tonë zhvilloi një lojë të shkëlqyeshme në pjesën e dytë, por pas 45 minutave të para kishim negativë prej dy golave dhe nuk arritëm që të evitojnë disfatën. Ezgjan Alioski shënoi golin për Maqedoninë, Stole Dimitrievski arriti të mbrojë penallti. Ndërkaq, golat për Ukrainën i shënuar Jarmolenko dhe Jaremçuk.
Seleksionuesi Igro Angellovski pas ndeshjes ndaj Ukrainës ka theksuar se në pjesën e dytë të përballjes kemi dëshmuar se pse jemi pjesë e kampionatit Evropian.
“Zhvilluam dy pjesë të ndryshme, në pjesën e parë filluam të jemi të kujdesshëm dhe të mbrohemi. Ukraina arriti që të shënojë gol nga rivënia e këndit, ndërsa më pas edhe golin e dytë që ndoshta të ishim pak më të kujdesshëm do ti nxjerrim në pozitë jashtë lojë. Neve reaguam me Goran Pandev por kësaj herë goli u anulua.
Në pjesën e dytë ndryshuam rrjedhjen e lojës, ishim më të kujdesshëm në fushë dhe dëshmuam se pse jemi pjesë e kampionatit Evropian. Kur në fund publiku të përcjell me duartrokitje tregon se kemi luajtur mirë. Tani na pret ndeshja me Holandën, do të shkojmë atje të luajmë një lojë të fortë dhe nuk do të dorëzohemi. Të luash përballë Holandës është motiv shtesë. Shpresoj se në këtë takim të arrijmë edhe te pikët e para në Evropian”, deklaroi Igor Angellovski.
Nga ana tjetër, golashënuesi i vetëm për Maqedoninë e Veriut, Ezgjan Alioski ka theksuar se Maqedonia ndaj Ukrainës ka merituar të dalë e pamposhtur duke marrë të paktën një pikë. Gjatë pjesës së parë duhet të kishim presion më të mirë, të ishim më agresivë dhe ky ishte problemi ynë, nuk u futëm në ritëm. Pësuam dy gola dhe është vështirë të rikthehesh kur je duke humbure 2-0 në Evropian.
Ne duhet të kishim luajtur tërë ndeshjen si në pjesën e dytë. Çdo ndeshje është e vështirë, duhet të jesh maksimalisht i përqendruar dhe serioz. Ka qenë shumë e rëndësishme që të merrnim të paktën një pikë më atë që treguam në pjesën e dytë merituam. Pse nuk luajtëm tërë ndeshjes si në të dytën, kjo është një pyetje, por tani po pyesim pse, sepse është thjesht futboll”, deklaroi Alioski.
Kapiteni i Maqedonisë së Veriut, Goran Pandev, ka thënë se skuadra e tij fillon të luajë vetëm pasi pranon gol. “Në pjesën e dytë luajtëm mirë, por 45 minuta në një ndeshje të tillë nuk janë të mjaftueshme. E filluam takimin me kujdes, patëm një kundërsulm dhe një rast nga një aksion. Më vjen shumë keq që pësuam disfatë në këtë takim, sepse mendoj se mund të kishim marrë një pikë.
Këto janë ndeshje që për herë të parë po i luajmë në karrierën tonë, dhe në ndeshje të tilla nuk tolerojnë improvizime, të presim për të marrë një gol dhe të fillojmë të luajmë siç dimë. Thjesht duhet të dalim në fushë, të luajmë sa më mirë dhe të argëtohemi”, theksoi kapiteni i përfaqësueses së Maqedonisë, Goran Pandev. Ndeshjen e radhës përfaqësuesja e Maqedonisë do ta luajë me 21 qershor ndaj Holandës në “Johan Krojf Arena” të Amsterdamit.