Shkup, 4 mars – Seleksionuesi i përfaqësueses së Maqedonisë Igor Angellovski më 24 mars do të zhvillon ndeshjen kualifikuese kundër Lihtenshtajnit si mysafir në kuadër e ciklit për KB 2018. Angellovski që moti ka filluar të ndjek formën e reprezentuesve, ndërsa probleme po i shkaktojnë lëndimet e Enis Bardhit dhe Stefan Spirovskit, të cilët pritej të konkurrojnë për mesin e fushës. Me këtë, Angellovski do të duhet të kërkojë alternativa tjera, pasi gjasat që Bardhi të rehabilitohet janë të vogla, ndërsa futbollisti tjetër shqiptar Ezgjan Alijoski për shkak të kartonëve të verdhë nuk ka të drejtë të luajë. Derisa, Ivan Triçkovski i cili është në formë të mirë, pritet të kthehet për këtë përballje, ndërsa pas lëndimit do të rikthehet edhe Aleksandar Trajkovski. Mirëpo, sipas “ekipa.mk”, probleme Angellovski do të ketë në vijën e mbrojtjes, pas së cilës pritet të merr ftesë futbollisti i Shkëndijës Egzon Bejtullai, kurse nga ky ekip pritët të marrin ftesë edhe Ferhan Hasani e Besart Ibraimi. Gjithashtu edhe David Babunski, i cili luan në Japoni te skuadra e Jokohama, do të duhej të gjendet në listën e seleksionuesit. Pas transferimit te Vardari, vend në ekip duhet të ketë edhe për Besir Demirin, ndërsa në listë duhet të jenë edhe Shikov, Velkovski, Mojsov, Ristevski dhe Ristovski. Sa i përket pozitës së portierit, pritet të jetë i njëjti si me Spanjën, Dimitrievski, Gaçevski e Aleksovski. Duke marr parasysh se Angellovski ka thënë se vend duhet të ketë për të rinj, ftesë pritet të marrin edhe Boban Nikollov, Marjan Radevski ndoshta edhe Gjoko Zajkov. Një është e sigurt, seleksionuesi Angellovski ka edhe dhjetë ditë për të komponuar listën përfundimtare, ku do të mësohen edhe emrat e atyre që do të jenë në kombinim për sfidën me Lihtenshajnin. Cekim, deri më tani Maqedonia ka katër disfata, Shqipërisë (2-1), Izraelit (1-2), Italisë (2:3) dhe Spanjës (4:0). Po aq disfata ka edhe Lihtenshtajni. Ndeshja Lihtenshtajn – Maqedoni luhet më 24 mars në “Reinpark”, në Vaduz, ndërsa në përballjet mes vete Maqedonia është më e suksesshme, ka katër fitore, ndërsa një ndeshje ka përfunduar baras.