Seleksionuesi i Reprezentacionit të Maqedonisë në futboll, Igor Angellovski, pas paraqitjes së lojtarëve të ftuar ka folur edhe për dy ndeshjet e para në kuadër të Ligës së Kombeve. Ndeshja me Gjibraltarin dhe Armeninë të cilat zhvillohen në shtator. Maqedonia gjendet në Grupin D ku do të përballet me Armeninë, Gjibraltarin dhe Lihtenshtajnin. Angellovski foli para mediave duke thënë se “Unë edhe më herët kam thënë se do të thërras futbollist të ri nëse është nevoja. Ajo gjë ishte më se e duhur në mbrojtje. Tani i kam dy futbollist Egzon Bejtullain dhe Mite Cikarskin. Bejtullai po zhvillon ndeshje të rregullta te Shkëndija, ka qenë pjesë e të rinjve në reprezentacion dhe tani po merr pjesë në vend të Zajkovit. Presim edhe lajm nga Arijan Ademi i cili u lëndua. Të shohim se çfarë do të ndodhë me të, a do të jetë i gatshëm apo jo”, u shpreh Angellovski.