Shkup, 19 korrik – Agjencia Teknike Operative-ATO për momentin në mënyrë aktive ndjek 159 komunikime, ndërsa ekziston mundësia që disa nga to të kenë lidhje me rastin më të ri “Shantazhi”, deklaroi sot drejtori i ATO-s, Zoran Angellovski, njofton Koha.mk
Në vizitë në ATO sot ishte Komisioni parlamentar për mbikëqyrje mbi zbatimin e masave për ndjekjen e komunikimeve, me të cilin kryeson deputeti Emil Dimitriev.
ATO nga fillimi i vitit ka ndjekur 258 komunikime, prej të cilave 159 janë ende aktive. Ndjekja e komunikimeve është maksimalisht e sigurt dhe nuk mund të ndodh rrjedhë e bisedimeve, ishte theksuar në konferencën e sotme për shtyp pas vizitës.
Në pyetjen se nga ato 159 komunikime të ndjekura në mënyrë aktive a ka edhe të tilla për rastin “Reket”, Angellovski theksoi se ATO nuk kontrollon identitetin e personave të cilët i ndjek.
“Edhe pse kërkesat për ndjekjen e komunikimeve ATO i merr me identitet të fshehur, supozohet se ka edhe nga ato numra të telefonit”, deklaroi Angellovski.
Dimitriev theksoi se qëllimi i tyre kryesor është që komunikimet të mbulohen me vendim të duhur gjyqësor.
Theksoi se janë në pritje të nënshkrimit të marrëveshjes për angazhimin e IT ekspertit, i cili tashmë është përzgjedhur. Komisioni vetëm bën zgjedhjen dhe ajo është bërë para dy muajve, pritet nënshkrimi i kryetarit të Kuvendit.
Për të gjitha komunikimet e ndjekura, Komisioni ka vërtetuar se ATO posedon urdhër të duhur gjyqësor.
Angellovski theksoi se ATO angazhohet për transparencë maksimale dhe kontroll në punën e saj.
“Kontrollet të brendshme bëjmë për një muaj. Gjithçka është maksimalisht e pastër dhe transparente. Punojmë ligjërisht me urdhër gjyqësor”, tha ai. (koha.mk)