Shkup, 13 tetor – Të gjithë duhet të kenë trajtim të njejtë, veçanërisht gjatë pagesës së të dhënave publike, thotë ministrja e Financave, Nina Angellovska në intervistën për javoren “Fokus”. Ajo paralajmëron se si ministre e Financave do të ndërmarrë një sërë masash për shkatërrimin e ekonomisë gri.
“Vetë kur humbë ekonomia gri, fitojnë të gjithë. Krahas sendërtimit të projektit TVSH-ja Ime, do të ketë edhe masa të tjera. Këtu sërish do ta theksoj teknologjinë si mjet kyç për arritje të asaj barazie dhe efikasiteti. Ndiqeni atë që bëj, do të ketë ndryshime, sepse çdoherë gjithçka mundet më mirë. Në Ministri po bëhen analiza të cilat do të tregojnë se çfarë janë efektet e masave të caktuara. Ato për të cilat kontrollimet do të tregojnë se ndoshta nuk i japin rezultatet e pritura dhe nuk i realizojnë qëllimet e projektuara, do të ndryshojnë”, tha Angellovska në intervistë, informojnë nga Ministria e Financave.
Ajo theksoi se ekonomia është në kondicion të mirë, Rritja e BPV-sl në gjysmën e parë të vitit paraqiste 3,6 për qind dhe është në baza të gjera, me rritje në ndërtimtari, industri dhe bujqësi, si dhe rritje të konsumit privat dhe rritje të bruto-investimeve.
“Si rezultat i treguesve të mirë, FMN, Komisioni evropian, Agjencia e rejtingut Fiç, tashmë e shtuan rritjen e vlerësuar të BPV-së për Republikën e Maqedonisë së Veriut, për këtë vit. Në bazë të tërë kësaj, janë reale pritjet se në vitin 2019 do të realizohet rritja e projektuar ekonomike prej 3,5 për qind”, thotë Angellovska.
Në pyetjen nëse Qeveria dhe banka popullore do të vendosin për korrigjime të kursit fiks të denarit, si i pavolitshëm për kompanitë eksportuese, Angellovska u përgjigj se çfarëdo lloj ndryshimi i kursit stabil të denarit në raport me euron do të thoshte humbje për ekonominë në tërësi.
“Kohë pas kohe paraqiten eksportues dhe ekspertë të cilët sërish e hapin çështjen për kursin e denarit, duke kërkuar ndryshime me spirancën themelore monetare. Kjo ndoshta do të çonte drejt stimulimit afatshkurtë të eksportit, por do të shkaktojë presione çmimesh, ambient të pasigurt, e me atë edhe prishje të stabilitetit të përgjithshëm makroekonomik”, theksoi ministrja e Financave.
Angellovska thotë se për ndryshimet të cilat i paralajmëron, me rëndësi janë resurset njerëzore dhe beson se në Ministrinë e Financave ka të punësuar të cilët mund të ndikojnë në rrënimin e stereotipeve për administratën, të tillë të cilët ndërmarrin përgjegjësi personale për të arritur rezultat dhe nuk kanë ndërprerë së mësuari dhe personalisht sendërtohen. Thekson se tashmë po punohet në një set ligjesh për liberalizimin e mëtutjeshëm të tregut të shërbimeve pagesore, për rritjen e mbrojtjes së deponentëve përmes përforcimit të mëtejshëm të supervizionit ndaj bankave dhe për stimulim të tregut të kapitalit, informojnë nga Ministria e Financave. (koha.mk)