Tatimin progresiv nuk e heqim por e pezullojmë. Në periudhën e ardhshme do të punohet dizajn i zgjidhjes optimale që do të jetë korrekte, efikase dhe gjithëpërfshirëse.
Këtë e thekson ministrja e Financave Nina Angellovska në një intervistë për Televizionin e Maqedonisë në të cilën shton se vendimi i Qeverisë tregon seriozitet dhe sjellje të vendimit në bazë të analizave, gjetjeve dhe efekteve të vlerësuara. Ajo thekson se që sistemi tatimor të jetë i drejtë, duhet intensivisht të punohet në uljen e ekonomisë gri, si dhe qytetarët ta përforcojnë besimin në institucionet.
“Qëllimi themelor i tatimit progresiv ishte që të ulet pabarazia, gjegjësisht të bëhet redistribuim i të ardhurave. Të dhënat dhe analiza janë gjashtëmujore, por për vullnet të së mirës teknologjitë e reja – sistemi i ri për pagesë të tatimeve të Drejtorisë së të Ardhurave Publike me të cilat grumbullohen hollësisht të dhënat na mundësojnë që shpejtë t’i shohim efektet, të mund të sjellim vendime dhe të ndërmarrim aksione korrigjuese, pa u bërë shumë vonë. Analiza tregoi se është bërë redistribuim i parëndësishëm, por edhe më me rëndësi fiktiv. Për shembull, nëse disa persona kanë pranuar 150.000 denarë të ardhura bruto edhe pas vendosjes së tatimit progresiv kanë vendosur që shumën e cila e tejkalon pragun prej 90.000 denarëve, gjegjësisht 60.000 denarë t’i shpërndajnë te personat tjerë, të tjerët bëhen më fitimprurëse – por, vetëm në mënyrë fiktive. Nga ana tjetër, parë në mënyrë agregate, të dhënat tregojnë se disa tatimpagues ndoshta kanë vendosur që një pjesë të të ardhurave ta transferojnë në sistem tjetër tatimor i cili ju ofron kushte më të mira”, tha Angellovska.
Sa i përket efekteve buxhetore ajo thekson se efektet të cilat ishin paraparë që të priten nga tatimi progresiv janë 25 milionë euro. Por nëse subjektet nuk e kanë ndryshuar sjelljen pas vendosjes së tatimit progresiv dhe më të lartë të të ardhurave, sipas analizës, duhej të grumbulloheshin rreth 40 milionë euro në nivel vjetor.
Angellovska shtoi se në periudhën e ardhshme do të punohet në dizajnimin e zgjidhjes optimale, përfshirë të gjitha palët e prekura dhe se do të punohet në mekanizma për uljen e ekonomisë gri si një nga parakushtet e rëndësishme për vendosjen e një reforme të këtillë komplekse tatimore.
“Për shembull kemi një person i cili merr të ardhura prej 100.000 denarëve, ndërsa është i vetmi që punon në familje – gruaja nuk punon, fëmijët janë të vegjël dhe për ata ato 100.000 denarë janë të ardhurat e vetme. Kemi familje tjetër prej katër të rriturve, të gjithë punojnë dhe marrin nga 50.000 denarë. Cila familje është më e pasur?. Duhet të merret parasysh amvisëria”, thotë Angellovska.
Ajo thekson se që të kthehen qytetarët në sistem, ata duhet të kenë besim në të, gjegjësisht se ata i paguajnë tatimet, si dhe besim i përforcuar në institucionet.
Në lidhje me tatimin e të ardhurave për fitim kapital dhe për depozita, Angellovska thotë se zgjidhjet e reja do të ulet barra administrative dhe do të bëhet mënyrë sistemore për pagesë efikase. (koha.mk)