Shkup, 22 janar – Me mjetet të grantit të BE-së në vlerë prej 372.650 eurosh përmes fondeve IPA janë furnizuar instrumente të reja të sofistikuara dhe aparate të cilat kryesisht i zbatojnë metodat hormatografike përmes të cilave analizohen derivatet e naftës, ushqimi, pijet alkoolike dhe produktet e tjera për nevojat doganore, theksoi ministrja e Financave, Nina Angellovska.
Ajo, elaboroi se nëse deri më tani derivatet e natës janë analizuar me metoda klasike të cilat kanë zgjatur shumë kanë shfrytëzuar ekzemplarë dhe nuk e kanë dhënë përbërjen e plotë, tani me aparaturën e furnizuar dhe të certifikuar për një kohë më të shkurtër, me sasi më të vogël të ekzemplarit, fitohet përbërje më e thuktë kimike.
“Laboratori i sofistikuar dhe bashkëkohor doganor do të kontribuojë kundër luftës me tregtinë ilegale, mashtrimin, mbrojtjen e konsumatorëve dhe shëndetin e tyre, mbrojtjen e mjedisit jetësor, luftën kundër terrorizmit dhe ruajtjen e integritetit kufitar”, theksoi Angellovska.
Ajo, theksoi, se krahas aparaturës së furnizuar bashkëkohore dhe instrumenteve investohet edhe në kapitalin njerëzor.
Euroambasadori Zhbogar theksoi se pajisja e re do të kontribuojë për sigurinë e produkteve dhe shëndetit të qytetarëve dhe mjedisit, do të kontribuojnë që të parandalohen mashtrime edhe ndaj pagesës efikase të akcizave dhe doganave.
“Kjo pajisje, e cila është vendosur në Institutin për kimi tregon se punonjësit shkencorë dhe institucionet publike së bashku mund të punojnë dhe të kontribuojnë për të mirën e qytetarëve dhe shoqërisë në tërësi”, tha Zhbogar.
Deri më tani përmes IPA-s janë dakorduar kontrata në shumë prej 8,8 milionë eurosh për mbështetjen e projekteve në doganë, gjegjësisht për përforcimin e kapaciteteve administrative, softuerëve dhe projekteve të tjera në drejtim të modernizimit të doganës dhe harmonizimit me praktikën dhe legjislativën evropiane.
Me zhvillimin e laboratorit doganor gjithnjë e më shumë ndryshon edhe funksioni i tij me ç’rast gjithnjë e më aktuale bëhet edhe mbrojtja e mjedisit jetësor, shëndetit dhe sigurisë së qytetarëve përmes zbulimit të mallrave importimi i së cilave është kufizuar ose ndaluar.