Shkup, 6 dhjetor – Gjashtëmbëdhjetë mijë e 600 qytetarë tashmë i kanë marrë mjetet nga masa TVSH-ja ime. Në llogaritë e tyre shteti ka transferuar rreth 21 milionë denarë.
Këtë sot e kumtoi ministrja e Financave Nina Angelovska, në përgjigjen e pyetjes në konferencën për media për projektin për vendosjen e fotovolatikëve në objekte publike, së bashku me kryeministrin Zoran Zaev.
“Pagesat kanë filluar. Arrijnë edhe në arkën e Ministrisë së Financave. Të dhënat më të reja janë se 16.600 qytetarë tashmë i kanë marrë mjetet në llogaritë e tyre apo në vlerë të përgjithshme prej rreth 21 milionë denarësh tashmë janë kthyer në llogaritë e qytetarëve. Pagesa vazhdon, arrijnë dhe përpunohen të dhënat”, deklaroi ministrja.
Ajo shtoi se pagesa e kthimit të TVSH-së nga llogaritë e skanuara filloi sot dhe do të bëhet në vazhdimësi gjatë ditëve në vijim, derisa nuk paguhen të gjithë qytetarët të cilët kanë realizuar të drejtën e kthimit në tremujorin e parë, në vlerë prej rreth tre milionë euro.
Apeloi deri te të gjithë qytetarët t’i kontrollojnë llogaritë e transaksionit të cilat i kanë vendosur për kthimin e TVSH-së, sepse edhe gjatë ditëve në vijim do të vazhdojë kthimi i TVSH-së.
Ministrja potencoi se mbi 180.000 qytetarë çdo muaj mesatarisht skanojnë llogari fiskale dhe se për këto pesë muaj janë skanuar mbi 400 milionë llogari fiskale, gjegjësisht rreth tetë milionë llogari në muaj.
Të dhënat, siç kumtojnë, tregojnë se më shumë janë skanuar në komunat e Shkupit Aerodrom, Kisella Vodë, Qendër dhe Karposh dhe në Manastir dhe Shtip për sa i përket përfaqësimit më të madh të qytetarëve në ato komuna në të cilat skanojnë llogari fiskale.
Ajo potencoi se prej 15 dhjetorit fillon TVSH ime# ShpërblimiIm dhe se kjo do të jetë motiv plus për qytetarët t’i skanojnë llogaritë fiskale dhe me këtë të kontribuojnë në luftën kundër ekonomisë gri.