Shkup, 20 shkurt – Borxhi në tre vitet e fundit është stabilizuar për dallim nga periudha 2008-2016, kur papritmas shpejt është rritur për 23 për qind, vlerësoi ministrja e Financave Nina Angellovska në prezantimin e sotëm të platformës së re përmes së cilës qytetarët do të mund të kenë kontroll në gjendjen me borxhin e shtetit.
Buxheti është në kondicion të shkëlqyer ka likuiditet të shkëlqyer dhe realizim në muajin e parë”, tha Angellovska, duke shtuar se borxhi i planifikuar për sivjet prej 600 milionë euro është për kthim të borxhit dhe për mbulimin e deficitit buxhetor.
Sipas ministres, është me rëndësi se borxhi publik po stabilizohet dhe se organizatat ndërkombëtare në raportet e tyre tregojnë se po stabilizohet.
“Nga viti 2008 e deri në 2016-n ka rritje prej 23 për qind e cila nëse ishte përdorë për rritje, zhvillim dhe shumëzim fiskal, besoj se do të kemi rritje mbi pesë për qind të BPV-së. Duhet të kemi parasysh ku investohen mjetet që merren. Kalkulimi me numra është i lehtë. Të dhënat tregojnë se ka vite mbrapa kur është rritur borxhi prej 700-800 milionë euro. Borxh vendor ka pasur prej 400 milionë euro, tani është 200 milionë euro”, theksoi Angellovska duke përmendur se planifikimi i borxhit vjetor për eurobonde prej 500 milionë euro nuk do të ndodhë deri në zgjedhjet dhe se po ndiqen lëvizjet e tregut ndërkombëtar.
Sipas ministres, nuk mund të pritet të mos marrë hua vendi në zhvillim i cili duhet të investojë në infrastrukturë dhe të zhvillohet.
Ajo theksoi në të dhënat se rritja e borxhit në tre vitet e fundit ka të bëjë në mjetet e marra për projekte më të mëdha si për gazsjellësin 55 milionë euro, pastaj për autostradat 76 milionë euro për autostradën Milladinoc – Shtip dhe 120 milionë euro për autostradën Kërçovë – Ohër, për ndërtimin e rrugëve 21 milionë euro, për rrugë rajonale dhe dhe magjistrale 29 milionë[ euro, për zhvillim të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme 44 milionë euro.
Deri në fund të vitit është planifikuar që borxhi publik të arrijë 50,4 për qind nga PBV-ja, që paraqet 1,5 për qind rritje.
Platforma e re ofron të dhëna për lëvizjen e borxhit ndër vite, për borxhe të planifikuara, kthim të borxheve, të dhëna për letrat shtetërore me vlerë.