Shkup, 26 prill – Denari është stabil, ndërsa strategjia monetare e ruajtjes së kursit stabil të denarit në raport me euron është optimale për ekonominë tonë dhe kompaktibile me karakteristikat e saj strukturore, vlerëson në një deklaratë për MIA-n, guvernatorja e Bankës Popullore Anita Angellovska-Bezhovska me rastin e 27 vjetorit të pavarësisë monetare dhe vendosjen e denarit, transmeton Koha.mk
“Dhe sot, në ditën kur para 27 viteve ishin sjellë shumë ligje me të cilat u krijuan parakushte për krijimin dhe zbatimin e politikës së pavarur monetare nga ana e Bankës Popullore, me siguri mund të konfirmoj se denari është stabil. Strategjia monetare e ruajtjes së kursit stabil të denarit në raport me euron është optimale për ekonominë tonë dhe kompaktibikle me karakteristikat e saja strukturore. Kursi i denarit vazhdimisht është në përputhje me nivelin të cilin e kërkojnë fondamentet ekonomike”, deklaroi guvernatorja.
Ajo theksoi se ky konstatim, të cilin rregullisht e konfirmon FMN-ja është dhe një konfirmim se Banka Popullore e ka zgjedhur rrugën e vërtetë për realizimin e qëllime të saj. Vlerëson se stabiliteti i valutës vendore drejtpërdrejtë kontribuon për inflacionin e ulët dhe stabil , të cilat janë parakushte të rëndësishme për krijimin e ambientit të përshtatshëm për mbështetje të rritjes ekonomike.
“Prej momentit kur është krijuar korniza institucionale e sistemit monetar të vendit dhe kur u vendos denari si njësi monetare, e deri më sot, Banka Popullore me sukses u përball me sfidat e shumta të natyrave të ndryshme. E gjithë ajo që është arritur deri më tani është rezultat i mundit të cilin e realizuan shumë kolegë tanë. Është arritur rezultat edhe me mundin e të gjithë paraardhësve tanë të cilët në momente shumë të vështira sollën vendime të duhura”, theksoi guvernatorja.
Ajo potencon se ata të cilët sot e përbëjnë ekipin e Bankës Popullore, tashmë shkëlqyeshëm po ecin drejtë Sistemit Evropian të Bankave Qendrore. “Në bazë ditore, thotë jemi të përkushtuar në miratimin e standardeve edhe më të larta ndërkombëtare në sfera të ndryshme të punës së bankave qendrore. Në programin e Bankës Popullore për këtë vit janë paraparë një numër i madh aktiviteteve dhe projekteve, prej të cilave disa tashmë kanë filluar. besoj se me përkushtimin tonë dhe me përpjekjet të cilat i bëjmë dhe do t’i bëjmë për sjelljen e risive dhe për avancime të mëtejme edhe më tutje me sukses do të lëvizim deri te caku i cili na qon drejtë rrugës të cilën e kemi zgjedhur”, thotë për MIA-n guvernatorja e Bankës Popullore Anita Angellovska Bezhovska. (koha.mk)