Edhe pse pasojat nga kriza financiare globale në një masë të madhe janë tejkaluar, megjithatë sistemet bankare të rajonit tonë ende po përballen me nevojën për përforcim të mëtejshëm të stabilitetit ekonomik, që duhet të mundësojë dhe rritje të matur solide në mbështetjen kreditore. Prej këtu, nevojitet të vazhdohet me aktivitete për përforcimin e rregullativës dhe praktikave, me theksimin e burimeve vendore të financimit dhe konsolidimit të mëtejshëm të sistemeve bankare. Treguesit drejtojnë një numër të madh të bankave në krahasim me madhësinë e ekonomive në rajonin tonë.
Kjo, bëri të ditur Banka Popullore, mes tjerash, e theksoi guvernatorja e Bankës Popullore Anita Angellovska-Bezhoska, në konferencën ndërkombëtare “Rreziqet dhe mundësitë në zhvillimin e vazhdueshëm të peizazhit financiar – hapërim përpara”, që u mbajt në Prishtinë, në organizim të Bankës Qendrore të Kosovës.
Ajo ishte njëra ndër folësit e sesionit të konferencës kushtuar rreziqeve dhe mundësive për zhvillim të mëtejshëm të sistemeve financiare të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Në prezantim, guvernatorja theksoi edhe në praninë gjithnjë më të madhe të teknologjive të reja në punën e bankave dhe të mjedisit-fintek, si sfidë për modernizimin dhe digjitalizimin e mënyrës së ofrimit të shërbimeve financiare.
Në sesionin për rreziqet dhe mundësitë për zhvillim të mëtejshëm të sistemeve financiare të vendeve të Ballkanit Perëndimor, krahas Angellovka-Bezhoskës, morën pjesë edhe guvernatori i Bankës së Shqipërisë, zëvendësguvernatori i Bankës Qendrore së Kosovës, zëvendësguvernatori i Bankës Qendrore të Malit të Zi dhe drejtori i Agjencisë Bankare të Bosnjë e Hercegovinës, ndërsa kryesuese ishte zëvendësdrejtoresha e Departamentit për Tregje Financiare në Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN).
Në suaza të konferencës është nënshkruar edhe Memorandum për bashkëpunim midis një pjese të supervizorëve të sistemeve bankare në rajon, në fushën e menaxhimit korporativ të bankave, Në pajtim me dispozitat e Memorandumit, në periudhën e mëtejshme, supervizorët që janë nënshkrues do të kenë edhe bazë të përbashkët të të dhënave për elementet kyçe në kornizën e menaxhimit korporativ të bankave, siç janë struktura e pronësisë së bankave dhe përbërja e organeve të tyre të menaxhimit dhe mbikëqyrjes dhe kompetencave të tyre.