Shkup, 17 korrik – Qeveria në seancën e sotme e emëroi Stojançe Angellovin për koordinator të çështjeve në lidhje me shoqatën e “branitellave”, informon Koha.
Angellov, i cili është ish gjeneral policor dhe kryetar i partisë Dinjiteti, paralajmëroi se e braktis MPB-në për shkak të angazhimit të tij politik në të ardhmen. Ai nëpërmjet një statusi të publikuar në Facebook, në fillim të këtij muaji e falënderoi ministrin Oliver Spasovski për besimin që ia kishte dhënë dhe bashkëpunimit në të kaluarën.
“Me që Ligji për polici i ndalon nëpunësit policor të udhëheqin parti politike, në marrëveshje me udhëheqësin e Dinjitetit vendosa të dal prej MPB dhe karrierën time ta vazhdoj në vend tjetër të punës që mos të jem në kundërshtim me angazhimin tim politik. Falënderoj Spasovskin për besimin që pati dhe bashkëpunimin e deritanishëm”, ka shkruan Angellov.