Kancelarja gjermane, Angela Merkel, mbetet në krye të listës së politikanëve më të dashur për gjermanët.
Ajo mban vendin e parë me 59 pikë. Sondazhi u realizua nga televizioni RTL.
“Me gjithë pritjet e analistëve politikë, besimi i qytetarëve gjermanë tek Angela Merkel mbetet i paprekur”, tha presidenti i sondazhit të opinionit publik Forsa, Manfred Guellner.
Kanelarja gjermane fitoi një pikë nga sondazhi i kaluar. Ajo shënon 59 pikë nga 100 të mundshmet. Vendin e dytë e mban Robert Habeck i Partisë së Gjelbër me 51 pikë, i cili humbi 3 pikë nga sondazhi i fundit. Ndërsa vendi i tretë me 48 pikë në sondazh mbahet nga politikani Armin Laschet.