Fahri Jusufi është arrestuar dhe po mbahet në Serbi që nga e diela që shkoi. Mirëpo, familjarët tregojnë një histori që daton që para 30 vitesh.
Siç i kanë thënë Metros familjarët e Jusufit, anëtari i familjes së tyre ishte përfshirë në një konflikt me një shqiptar nga Kçiqi i Vogël dhe kishte plagosur.
Mirëpo, sipas familjarëve kjo ngjarje ka ndodhur fiks para 30 vitesh, saktësisht në vitin e largët 1988.
Sidoqoftë, akoma nga Beogradi nuk ka një informacion zyrtar për ndalimin e shtetasit kosovar, që është nga fshati Rekë i Mitrovicës. Ministria e Punëve të Jashmte të Kosovës kishte konfirmuar se për Jufusin ka pasur një fletëarrest.
Ndërkohë, anëtari i LDK’së në nëndegën e Tunelit të Parë pritet të dalë sot para gjykatës në Kralevë, ku po qëndron që prej dy ditësh.
Ndryshe, Metro raportoi se personi i arrestuar është 54 vjeçar dhe kishte qenë kandidat i LDK’së për asamble komunale në zgjedhjet e fundit./gazetametro.net