Shkup, 6 dhjetor – Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) në seancë publike po diskuton për vendimet e miratuara për ndarjen e kompensimeve për anëtarët e KSHZ-së dhe të punësuarit në shërbimet profesionale për zbatimin e zgjedhjeve.
Kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Çiçakovski, në takim jo-formal me gazetarët, është i vendosur që paratë nga kompensimi t’i kthejë nëse ka mundësi, ndërkaq nëse jo të njëjtat do t’i donojë.
Anëtari, Subhi Jakupi, tha se puna e tij nuk vlerësohet dhe për atë ka marrë kompensime, ndërkaq edhe ai e përkrah idenë që t’i kthejnë kompensimet.
Përndryshe, ambasadori i Amerikës në Maqedoni, Xhes Bejli dje deklaroi se Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) për zgjedhjet parlamentare dhe lokale të fundit në Maqedoni ka shpërblyer veten me 9 rroga shtesë”, ndaj kësaj reagoi KSHZ duke thënë “se kompensimet janë marrë në baza ligjore.