Shkup, 30 korrik Anëtarët e Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) sot dhanë deklarata solemne para kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi. Kryetar i Komisionit është Oliver Derkovski, nënkryetare Ditmire Shehu, ndërsa anëtarë janë Elizabeta Postolovska, Boris Kondarko, Janake Vitanovski, Radica Ristevska dhe Enver Saliu.
Kryetari i Komisionit Derkovski në deklaratë për mediat tha se si KSHZ duke i respektuar ligjet dhe Kushtetutën e RM-së do të veprojnë dhe do të bëjnë gjithçka që është në kompetencë të tyre që të organizohet referendumit.
“Sot e dhamë deklaratën solemne dhe me këtë e shënuam fillimin e punës së KSHZ-së. Presim Kuvendi gjithashtu, të sjellë vendime të rëndësishme për punën e KSHZ-së. Nëse gjithçka përfundon ashtu siç duhet, e shikoni përbërjen, të gjithë janë njerëz me përvojë, shumica e të cilëve paraprakisht veçmë ishin anëtarë të KSHZ-së, ashtu që konsideroj se detyrën kryesore do ta dakordojmë para se gjithash duke i respektuar ligjet dhe Kushtetunë e RM-së”, tha Derkovski. U obligua se do të punojnë publikisht dhe në mënyrë transparente.
Lidhur me Listën zgjedhore tha se ai është aktivitet i vazhdueshëm i KSHZ-së dhe tha se anëtarët e sapozgjedhur të Komisionit do të japin kontribut shtesë që të zbardhen dilemat rreth listës.
Pritet së shpejti të caktohet edhe seancë konstituive e KSHZ-së.