Luksemburg, 15 tetor – Vendet anëtare të BE-së nuk arritën marrëveshje për hapjen e negociatave për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, deklaroi pasdite ministrja e Punëve të Jashtme e Finlandës Titi Tulurainen, vendi i së cilës është kryesues aktual me BE-në.
“Çështja për fillimin e negociatave do të diskutohet nga ana e liderëve të BE-së në Samitin nga fundi i javës”, theksoi Tulurainen në konferencën për shtyp në Luksemburg pas takimit me Këshillin e Ministrave për Punë të jashtme të vendeve-anëtare të BE-së.
Komisari evropian për zgjerim në largim Johanes Han, megjithatë deklaroi se “ky ishte momenti më i lavdishëm i Evropës”, duke shtuar në këtë rast se “një shumicë e konsiderueshme” e anëtareve të BE-së e kanë mbështetur rekomandimin për fillimin e negociatave me të dyja vendet.
“Nuk ka dyshim se çdo shtyrje e mëtejshme do ta dëmtojë kredibilitetin tonë të Ballkanit Perëndimor dhe ambicieve tona të bëhemi lojtar më i fortë global”, shtoi Han.
Siç paralajmërohet në propozimin e fundit të presidencës finlandeze për ndarjen e proceseve negociuese me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërisë dhe për fillimin e negociatave së pari me vendin kundërshtohen tre vende – Franca, Gjermania dhe Italia.
Diplomatët e vendeve anëtare të BE-së deklaruan se Franca kundërshtohet për shkak të kësaj që nuk dëshiron kurrfarë zgjerimi të ri para se të reformohet procesi i negociimit, derisa Gjermania dhe Italia druajnë se nëse negociatat fillojnë vetëm me Maqedoninë e Veriut, Shqipëria “përgjithmonë” do të mbetet në sallën e pritjes të BE-së.
Holanda, sipas tyre, nuk kundërshtohet në ndarjen e vendit nga Shqipëria, sepse Haga duhet ta ndjekë vendimin e Parlamentit holandez e cila konsideron se Shkupi është i gatshëm për negociata, ndërsa Tirana jo.
Nga ana tjetër Holanda dëshiron ta kushtëzojë hapjen e negociatave me vendin me miratimin e ligjeve për prokurori publike, siç paralajmëroi në mëngjes shefi i diplomacisë holandeze Stef Blok, para fillimit të Takimit Ministror.
Nëse arrihet në marrëveshje për fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut, Haga do të kërkonte që konferenca e parë ndërqeveritare të mbahet vetëm pasi do të përmbushet kërkesa për prokurori publike të pavarur.
Diplomatët në Luksemburg shpjegojnë se edhe nëse arrihet një kompromis për një ndarje të mundshme të të dy vendeve, ka pak mundësi që kjo të bëhet sot, pasi sekretarja shtetërore franceze nuk ka mandat të marrë një vendim të tillë. Ky vendim mund të merret vetëm nga Presidenti Francez Emanuel Makron në samitin e BE në Bruksel të enjten dhe të premten.(koha.mk)