Athinë, 18 shkurt – Një grup prej rreth 10- anëtarëve të grupit anarkist Rubikon pasdite janë futur në Ambasadën e Zvicrës në Athinë, hodhën afishe dhe u larguan.
Sipas agjencisë greke të lajmeve ANA-MPA, për shkak të incidentit janë arrestuar dhjetë persona, ndërsa përgjegjësit e Ambasadës deklaruan se nuk dëshirojnë që të pandehurit të përndiqen.
Siç njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina Rubikon në sajtin anarkist publikoi se sulmi ka qenë në shenjë solidariteti për anarkistin e arrestuar në Zvicër.