Anëtarë të Këshillit Gjyqësor sot ishin në Gjykatën e Apelit në Shkup, ku duhej të mbahej kolegjium urgjent pas njoftimit të prokurores publike Vilma Ruskoska, se do të fillojë një hetim financiar kundër gjykatësve të cilët dje kanë marrë vendim me të cilin e dërgojnë në arrest shtëpiak ish prokuroren speciale publike Katica Janeva, e akuzuar në rastin “Reket”.
Gjykatësit Violeta Bogojeska, Vlade Bogdanovski dhe Shemsedin Jusufi në dalje nga Gjykata e Apelit na zbuluan pse kanë qenë në gjykatë dhe u shprehen para mediumeve se do të dërgojnë kumtesë.
Gjykata e Apelit dje ka mbështetur ankesën e Janevës dhe i përcaktoi masë të arrestit shtëpiak me çka ajo e braktisi burgun e “Shutkës” dhe u largua në banesën e djalit të saj në afërsi të Klubit të deputetëve. Prej aty do të presë seancën e parë gjyqësore të caktuar më 3 dhjetor. (koha.mk)