Shkup, 29 mars -Oda Ekonomike për Teknologji Informatike dhe Komunikime MASIT Shkup në kuvendin e 13-të të rregullt zgjodhi anëtarë të rinj të organeve të menaxhimit. Kryetare e re e Bordit Drejtues është Aneta Pesheva, ndërsa zëvendëskryetar është Ilia Gospodinov.
“Ky është nder i madh për mua dhe shpresoj se pozitivisht do të përgjigjem në besimin i cili më është dhënë. Gjatë mandatit tim do të luftoj që IKT industria të bëhet industri udhëheqëse në shtet sipas shembullit të disa vendeve evropiane, sepse ajo këtë e meriton. Nga suksesi i IKT industrisë dhe trajtimit të shtetit drejtë tij do të varet se a do të lëviz vendi në drejtim pozitiv dhe do të ketë sukses që t’i ruajë kuadrot më të kërkuar të arsimuar. Në të kundërtën i kërcënohet ekzod potencialit të inxhinierisë”, deklaroi Pesheva menjëherë pas zgjedhjes.
Në kuvendin e rregullt të MASIT ishin zgjedhur edhe anëtarë të rinj të Bordit Drejtues dhe Mbikëqyrës, si dhe të Gjykatës së nderit.
Krahas Peshevës dhe Gospodinovit, anëtarë të Bordit Drejtues të MASIT janë edhe Dragan Çepujnoski, Bllagoj Hristov, Tedi Conevski, Zoran Llazarevski, Aleksandër Ubavkov, Vladimir Robevski, Nenad Çubrinovski.
Kryetar i Kuvendit të MASIT është Goran Popovski.
Anëtarë të Bordit Mbikëqyrës të MASIT janë Goran Mitev, Frosina Zafirovska, Dejan Gavazov, ndërsa të Gjykatës së nderit Viktoria Drangovska, Tosho Trajanov dhe Dimitar Janevski.
Organet e sapozgjedhura të menaxhimit të MASIT do t’i kryejnë funksionet e tyre deri në mars të vitit 2022. (koha.mk)