Andzhej Duda i siguroi edhe pesë vite në funksionin president i Polonisë

20

Varshavë, 13 korrik – Presidenti aktual, Andzhej Duda i siguroi edhe pesë vite në funksion pasi mori mbështetjen e 51 për qind të fletëvotimeve në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në fundjavë, kumtoi komisioni shtetëror i zgjedhjeve. Këto janë rezultatet zyrtare përfundimtare.

Konkurrenti, kryebashkiak liberal i Varshavës, Rafal Tërzhaskovski, i mori 49 për qind të votave.

Të dy kandidatët i siguruan më shumë se 10 milionë vota, që është rezultati i parë i tillë në historinë e Polonisë demokratike. Jehona e votuesve ka arritur në 68,2 për qind, që është më e larta për 25 vitet e kaluara.

Comments are closed.