Andy Ruiz Jr ka thënë se konfirmimi i rimeçit ndaj Anthony Joshuas është bllokuar për shkak të mosmarrëveshjes lidhur me lokacionin e përballjes. Pas humbjes së papritur nga meksikano-amerikani, boksieri britanik e aktivizoi klauzolën për rimeç, mirëpo akoma nuk është bërë asnjë njoftim zyrtar nga asnjëra palë.
“Ende jemi në bisedime, ata përpiqen të na çojnë atje (në Angli). Ne përpiqemi ta sjellim sërish këtu në New York. Do të ishte më komode këtu”, ka thënë Ruiz për Fox Sports.
29-vjeçari është kampion i trefishtë në kategorinë e peshave të rënda, pasi ia rrëmbeu Joshuas titujt IBF, WBO dhe WBA. Por, britaniku do ta ketë fjalën e fundit lidhur me vendin e rimeçit.