Në mënyrë sekrete, Google ka shtuar një funksion të ri të cilin duhet ta aktivizoni menjëherë. Gjiganti teknologjik nuk e ka bërë fare publike instalimin e një shërbimi të ri për sigurinë e telefonave të mençur me sistem operativ Android. Sipas mediave ndërkombëtare, shërbimi që quhet ‘panic mode’ shërben për njohjen dhe largimin e të gjitha aplikacioneve që duken nga jashtë si të zakonshëm, por në fakt janë viruse që vrasin pajisjet tuaja të shtrenjta. Ky shërbim aktivizohet automatikisht në momentin kur ju shtypni butonin ‘prapa’ shumë herë me radhë, gjë që telefoni e identifikon si përpjekje e juaj që të largoheni nga ndonjë aplikacion virus. Për ta pasur shërbimin ‘e panikut’, duket ta rifreskoni sistemin operativ të pajisjes në Android Nougat, ndërsa është standard për sisteme më të reja.