Andreescu tërhiqet e dëmtuar, Barty fiton turneun Masters të Majemit

11

Tenistja australiane Ashleigh Barty fitoi turneun e parë Masters të këtij viti, atë të Majemi, pas tërheqjes në finale të rivales së saj kanadeze, Bianca Andreescu.

Kjo e fundit u tërhiq në setin e dytë për shkak të një dëmtimi në kaviljen e djathtë.

Barty pat fituar 6-3 setin e parë dhe po udhëhiqte 4-0 setin e dytë, në momentin që Abdreescu vendosi të tërhiqej.

Kanadezja u përpoq të luante e dëmtuar, por nuk mundi. Kjo e bëri më ët lehtë fitoren e Barty, aktualisht numri 1 në botë për femra.