Është raportuar se tenori i famshëm Andrea Bocelli do të performojë në inaugurimin e Donald Trump, pasi që presidenti i sapo-zgjedhur e ka kontaktuar atë personalisht. Mirëpo, ai ka vendosur të mos performojë në inaugurimin e Donald Trump, pas reagimit shumë të ashpër të fansave të tij, të cilët në rrjetin social Instagram janë shprehur se do ta bojkotojnë plotësisht muzikën e tij, nëse ai këndon aty. “E dua zërin tënd, por nëse ti këndon në inaugurimin e Donald Trump, atëherë ndihem e obliguar t’i bashkohem bojkotimit të muzikës tënde”, ka shkruar një fanse. Ndërsa një tjetër u shpreh se: “Ky inaugurim do të jetë një tragjedi, prandaj të lutem mos ia fal zërin tënd engjëllor atij”. Një burim ka thënë se ‘Trump ka një marrëdhënie shumë të mirë me Bocelli, dhe se është fans i madh i tij, për atë arsye edhe e ka ftuar të performojë në inaugurimin e tij”. Mirëpo, si duket këngëtari ka përjetuar një presion të madh nga fansat dhe kështu ka vendosur të mos marrë pjesë fare në atë inaugurim.