Londër, 21 maj – Evropa duhet të përgatitet për një valë të dytë të koronavirusit, paralajmëroi sot drejtoresha e Qendrës Evropiane për Parandalim dhe Kontroll të Sëmundjeve, Andrea Amon.
Pyetja nuk është nëse do të ketë valë të re të koronavirusit, por “kur dhe në cilën shkallë do të jetë”, deklaroi ajo sot për gazetën britanike Gardian.
“Virusi është rreth nesh, qarkullon shumë më shumë sesa në janar dhe shkurt”, shtoi ajo duke theksuar se të dhënat për imunitetin e banorëve nuk janë inkurajuese sepse “85 deri 90 për qind” nga njerëzit ende janë të ekspozuar ndaj virusit.
Amon thekson se vetëm mendon si të jesh realist.
“Tani nuk është koha për relaksim të plotë”, shton ajo.
Evropa është kontinenti më i goditur nga pandemia me pothuajse dy milionë të infektuar dhe mbi 170.000 raste të vdekjeve.
Derisa një numër i madh i vendeve evropiane filluan t’i heqin masat për izolim, Amoni konsideron se vala e dytë nuk dihet të jetë katastrofale nëse njerëzit vazhdojnë t’i respektojnë rregullat për distancim.
Ajo përkujton se në fillim të krizës, vendet e kanë nënvlerësuar shpejtësinë e përhapjes së virusit, për çfarë kanë kontribuar edhe pushimet dimërore në Alpe në fillim të marsit.