“Andorra”, shfaqja më e mirë e FNT “SkupiFestival”

Shfaqja më e mirë e Festivalit u shpall “Andorra” nga autori Maks Frish dhe regji të Kushtrim Bekteshit nga Teatri “Bekim Femiu”, Prizren – Kosovë

 

Shkup, 17 shtator – Juria e edicionit të 16-të të FNT “SkupiFestival” në përbërje të Milena Selimi (Shqipëri), Senem Cehver (Turqi) dhe Tea Begovska nga Maqedonia, pasi ndoqën shfaqjet në vazhdën e 6 ditëve, ku kishte gjashtë mënyra të ndryshme të shprehjes artistike, kërkoi të shikonte si element kryesorë lojën kolektive, përqendrimin dhe qëndrimin duke përcjell emocione deri në fund të shfaqjes. Me këtë rast, juria vendosi të ndajë këto vlerësime dhe çmime:

– Çmimin “Luran Ahmeti” për mjeshtri aktoriale kolektive ansamblit nga teatri rajonal i Novi Pazarit në kooproduksion me Puls Teatër – Beograd, Serbi.

Advertisements

– Çmimin special për kreativitetin aktorial në krijim e disa personazheve brenda shfaqjes për aktorin Vasil Duevn nga Laboratori teatror “Sfumato”, Sofje – Bullgari.

– Shfaqja më e mirë e Festivalit u shpall “Andorra” nga autori Maks Frish dhe regji të Kushtrim Bekteshit nga Teatri “Bekim Femiu”, Prizren – Kosovë.

– Motivacion: “Origjinaliteti në zgjedhjen e tekstit qëndron në provokimin që regjisori gjen në mënyrën më të mirë të mundshme. Kjo shfaqje sjell një mesazh të qartë nga regjisoriale dhe loja e aktorëve duke e përcjell tek publiku që ngjarje të tilla që kanë ndodhë, të mos ndodhin dhe të mos përsëriten kurrë. Nëpërmjet shfaqjes kujtojmë për të mos harruar”.

Në këtë edicion të radhës të 16 me radhë, në skenë u ngjitën shfaqet “Martesa” nga teatri Aleksadër Moisiu i Durrësit, “Përshtatja e Engjullit” nga teatri Kabina nga Zagrebi, “Orteku” nga Teatri regjional Novi Pazar dhe Teatri Puls – Beograd, “Personazhet e Vetmuar” nga laboratori teatror “Sfumato” nga Sofja, “Përralla” nga teatri “Magnolia” nga Torino e Italisë, si dhe shfaqja “Andorra” nga teatri “Bekim Fehmiu” – Prizren.

Edicionin e 16-të të FNT “SkupiFestival”, sikurse vitet tjera, e mbështetën Ministria e Kulturës, Qyteti i Shkupit, Telekomi i Maqedonisë, Qendra për Kulturë dhe Informacion e Bullgarisë në Shkup, si dhe gazeta KOHA.