Tashmë është bërë e ditur se Mauro Icardi e dëshiron largimin nga Interi në këtë afat kalimtar. Sulmuesi argjentinas nuk dëshiron të luajë më te Nerazzurët, derisa po e preferon kalimin te Juventusi, mirëpo marrëveshja duket e vështirë. Sipas asaj që raporton Corriere dello Sport, Carlo Ancelotti e ka telefonuar Mauro Icardin për një transferim të mundshëm te Napoli.
Trajneri italian është i bindur se mund ta transferojë sulmuesin 26-vjeçar në stadiumin San Paolo, por duhet të arrij marrëveshje edhe me drejtuesit e klubit kundërshtar.