Carlo Ancelotti ka festuar sot ditëlindjen, teksa ka folur edhe për objektivat e sezonit tjetër, mes tyre titullin kampion me Napolin. Por, gjithçka kalon nga merkato dhe pasi ka vendosur të ruajë xhevahirët, emra të rinj kanë dalë në qarkullim, mes tyre një futbollist që Carletto e njeh mirë: James Rodriguez.
Pasi Bayern Munich vendosi të mos e mbante, futbollisti duhet të kthehet te Real Madrid, por ndoshta nuk do të nisë grumbullimin me Zidane. Në fakt, disa skuadra janë të interesuara, mes tyre Ancelotti te Napoli. James dëshiron një rrogë 6,5 mln euro neto, pa të drejtat e imazhit dhe bonuse.
Veç kësaj, edhe taksat duhet të paguhen nga klubi. Një shifër e rëndësishme dhe deri diku e pamundur nga De Laurentis, edhe pse kontaktet me Ancelottin mund ta zbusin pak.