Ancelotti: Nis një periudhë e vështirë, ja si do t’i menaxhojmë lojtarët

Skuadra e Real Madrid do të luajë sot ndaj Valencia në ndeshjen e vlefshme për La Liga. Trajneri Carlo Ancelotti ka folur për kalendrin e fortë që ka skuadra e tij në këtë periudhë dhe për mënyrën se si do t’i menaxhojë lojtarët.

“Ne nuk i zgjedhim ndeshjet tona, pasi në këtë klub nuk është e mundur që t’i zgjedhjim ndeshjet. Gjithsesi, do të karikojmë lojtarët në mënyrën e duhur për të qenë gati. Kjo është e nevojshme”, tha trajneri italian.

“Do ta bëjmë këtë gjë, pasi kalendari që kemi përpara është i tmerrshëm, i jashtëzakonshëm. Së shpejti nis edhe Champions League, ndaj duhet një menaxhim më i mirë i skuadrës”, tha Carlo Ancelotti.

Advertisements