Carlo Ancelotti po mendon përforcimin e skuadrës së tij për fazën e dytë të kampionatit. Gjithashtu, napoletanët po bëjnë gara edhe në Ligën e Evropës, andaj dhe prurjet e reja në San Paolo janë më se të nevojshme, shkruan GazetaBlic, përcjell gazeta KOHA.
Sipas mediave ndërkombëtare të sportit, kolumbiani James Rodriguez, mund të jetë transferi i rradhës për nënkampionët aktual italian. Tekniku italian e ka pëlqyer gjithmonë fantazistin, derisa tani dëshiron ta blejë nga ish skuadra që ka drejtuar. Mbetet të shihet deri në fund të edicionit, atëherë kur i kalon huazimi në Gjermani dhe do të kthehet në Santiago Bernabeo.
“Los Merengues” dëshirojnë të përfitojnë më shumë nga shitja e tij. Kujtojmë se ne do t’iu raportojmë për çdo ndryshim eventual.