“Sfida me Real Madridin për mua është emocionale e do të jetë stimul i madh për të luajtur ndaj tyre. Ne kemi besim se ketë vit do të fitojmë Ligën e Kampionëve”, kështu është shprehur trajneri i Bayern Munich, Carlo Ancelotti, pas hedhjes se shortit për çerekfinalet e Ligës së Kampioneve. “Mendoj se i kemi kapacitetet për të mundur Realin, por është e qarte se ata janë një skuadër fantastike më një trajner fantastik”, deklaroi trajneri italian.