Athinë, 30 janar – Emri është dhënë që nga viti 1992 dhe kam përshtypje se në një moment duhet t’i tejkalojmë prekshmëritë të cilat nuk kanë lidhje me realitetin, porositi sot presidenti i Qipros, Nikos Anastasiadis në fillim të takimit në Nikozi me kryeministrin e Greqisë, Aleksis Cipras.
Siç njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina, ai ka thënë se ratifikimi i Marrëveshjes së Prespës i dha fund një “kontesti të panevojshëm” dhe “hapë perspektivë për marrëdhënie të balancuara dhe stabile të Greqisë me Maqedoninë e Veriut”, transmeton Koha.
Në fillim të takimit, në dialogun para kamerave, presidenti qipriot përzemërsisht i uroi Ciprasit për guximin dhe vendosmërinë që i ka treguar në “çështjen që e munduar Greqinë”.
“Ratifikimi i Marrëveshjes së Prespës i ka dhënë fund, sipas meje, një kontesti të panevojshëm, duke i hapur dyert për bashkëpunim, duke e hapur rrugën për paqe dhe stabilitet në Ballkan dhe duke krijuar perspektiva për marrëdhënie të balancuara, por tani më stabile me Maqedoninë e Veriut, diçka që do të lejojë, jo vetëm bashkëpunim më të afërt, por edhe krijim të një mjedisi të ri. Dëshiroj përzemërsisht të të uroj dhe të të dëshiroj gjitha të mirat”, ka thënë presidenti qipriot.
Nikos Anastasiadis, në vazhdim theksoi se kryeministri grek ka investuar përpjekje të veçanta me ratifikimin e marrëveshjes, që dëshmon se “kur ekziston guxim dhe pragmatizëm, veçanërisht dialog dhe kur mbizotëron logjika, në vend të prekshmërisë, ekziston perspektivë që të ketë rezultate të suksesshme për konteste për të cilat në esencë nuk ka arsye për të ekzistuar”.
“Që nga momenti kur fshihen punët lidhur me irredentizmin, nga momenti kur në mënyrën më të mirë është rregulluar çështja që të mos ekzistojnë konteste për atë nëse janë trashëgimtarë të Aleaksandrit të Madh ose jo, kam përshtypje se atë e tregon marrëveshja nuk është vetëm vendosmëria, por siguron perspektivë të ardhshme për marrëdhënie të shkëlqyera, për bashkëpunim të shkëlqyer, bashkëpunim, si të mos ekzistonte. Për fat të keq ose për fat të mirë, sido që të jetë, emri është dhënë që nga viti 1992 dhe kam përshtypje se në një moment duhet t’i tejkalojmë prekshmëritë të cilat nuk kanë lidhje me realitetin”, theksoi Anastasiadis.
Cipras iu falënderua presidentit të Qipros, duke theksuar se “me të vërtetë është një hap historik, jo vetëm sepse e zgjidhëm edhe atë në mënyrë më të mirë të mundshme për interesat tona kombëtare, kontestin shumë vjeçar, por në përgjithësi sepse e përforcojmë seriozitetin e Greqisë në opinionin ndërkombëtare dhe në faktorin ndërkombëtar”.
“Mendoj se kjo është një zgjidhje e rëndësishme dhe besoj se do t’u ndihmojë përpjekjeve tona, në kuadër të bashkësisë ndërkombëtare, në Kombet e Bashkuara të kërkojmë zgjidhje të drejtë dhe të qëndrueshme për çështjen qipriote”, tha Cipras. (koha.mk)