Shkup, 14 janar – Situatat në skenën politike në Greqi flasin në dobi të asaj se kryeministri Aleksis Cipras e ka shumicën e nevojshme të Marrëveshjes së Prespës, si dhe për mbijetesën e Qeverisë edhe krahas tërheqjes së partisë së Grekëve të Pavarur nga koalicioni qeveritar.
Këtë për MIA-s e vlerësojnë analistët politikë dhe njohësit e shkëlqyer të rasteve politike në Greqi – drejtori dhe kryeredaktori i TV Tellmës, Atanas Kirakovski dhe ambasadori Lupço Arsovski në vigjilje të votimit të nesërm për mocion të Qeverisë së Cipracit, por tek të dy është megjithatë optimizëm i pranishëm dhe i përmbajtur, transmeton Koha.
Kirovski vlerësimet e këtilla i bazon në vlerësimet e kolegëve grekë dhe nga njerëz të pushtetit. Ai thekson se partneri i koalicionit të SYRIZA-s, Grekë të Pavarur dhe lideri i tyre Panos Kamenos dje e e informuan kryeministrin grek se dalin nga Qeveria dhe e anulojnë mbështetjen e Qeverisë aktuale të Ciprasit, pikërisht për shkak të mospajtimi rreth Marrëveshjes së Prespës, gjegjësisht asaj që me Marrëveshjen mbetet vetëm emri Maqedoni, me të cilën, siç thotë, ata nuk pajtohen.
“Nëse bëni matematikë të thjeshtë prej 300 deputetëve në Parlamentin grek, SYRIZA gjegjësisht partia e Ciprasit ka 145, ndërsa Grekë të Pavarur shtatë dhe me këtë është shumica qeveritare. Teoretikisht nëse Grekë të Pavarur të gjithë e braktisin koalicionin, Qeveria e Ciprasit nesër nuk do ta mbijetojë votimin për mocion dhe Marrëveshja do të dështojë. Megjithatë, punët edhe nuk janë kaq të thjeshta. Disa nga Grekët e Pavarur do ta mbështesin Qeverinë e Ciprasit, ndërsa nga ajo që flitet në Greqi dhe një pjesë e grupit të deputetëve të Potamit të gazetarit Theorodhakis e mbështet Qeverinë. Kështu që rrjedha e mëtejshme, nesër dhe pasnesër nëse do të mbijetojë Qeveria e Ciprasit, nëse i jepet mbështetje Qeverisë po këta njerëz të njëjtë do të votojnë edhe për Marrëveshjen e Prespës. Sipas asaj që unë e komunikoj me kolegët e mi në Greqi dhe me njerëzit nga establishmenti politik, ata janë 99 për qind të sigurt se edhe Qeveria e Ciprasit do të mbijetojë dhe Marrëveshja deri në fund të janarit do të ratifikohet. Tre ditë zgjat procedura”, thotë Kirakovski.
Sipas ambasadorit Arsovski, në Parlamentin e Maqedonisë kaloi detyrimi ynë dhe tani, thënë me shprehjet sportive, topi gjendet në terrenin e fqinjit tonë. Ai pajtohet se situatat në skenën politike greke pak janë komplikuar, gjë që edhe prite, sepse vetë Kamenosi paralajmëronte kombinime të ndryshme rreth asaj se çka dhe si do të jetë kur të vjen, Marrëveshja e Prespës në Parlament. Thekson se Kamenosi ishte i prerë se asnjëherë nuk do të votojë, por, thotë, në ndërkohë disa anëtarë të tij të Komitetit Ekzekutiv prej të cilëve disa janë ministra dhe zëvendësministra nuk e dëgjojnë atë por e dëgjojnë Evropën.
“Në këtë moment Ciprasi ka 151, ndoshta do të ketë edhe ndonjë deputet më shumë në bazë të asaj se si do të rrjedhin punët në prapaskenë siç thuhet me fjalorin politik. Dhe vlerësoj se Greqia gjendet në një kthesë me të vërtetë historike ku duhet të fitojë shekulli 21 dhe ata tashmë nuk munden dhe do të ishte e turpshme që të kthehen përsëri në pozicionet e nacionalizmit të rëndë, të “patriotizmit të rëndë” i cili mund të jetë kombinim fitimtar, por për një periudhë të shkurtër. Ata me të vërtetë në këtë kthesë duhet të shohin drejtë Evropës, sepse dëshira e Greqisë jo vetëm prej tash, por edhe pas rënies së ish Jugosllavisë ishte që të jetë me të vërtetë vend i cili do t’i bashkojë, i cili do t’i udhëheqë, i cili do të jetë i pari në Ballkan me iniciativa, para së gjitha, në plan ekonomik”, thotë Arsovski i cili ishte ambasadori i parë i Maqedonisë së pavarur në Greqi.
Ai sqaroi se në këtë moment kemi një situatë me të vërtetë të ndryshuar nga periudha e shkatërrimit të Jugosllavisë, ku Mali i Zi dhe Shqipëria janë anëtare të NATO-s dhe ngadalë rrethi po ngushtohet, pasi Sllovenia dhe Kroacia u bënë vende edhe të NATO-s edhe të BE-së. Ashtu që, shton, me të vërtetë të gjithë ata që shikojnë drejt së ardhmes në Greqi, do të duhet ta miratojnë këtë përpjekje të Ciprasit, i cili si edhe kryeministri ynë Zaev u vendos fuqishëm dhe sigurtë, pa marrë parasysh atë nëse do të fitojë më tej apo jo.
“Ai megjithatë, dëshiron Greqinë ta dërgojë në rrugën e duhur drejt një Evrope të bashkuar, ku kufijtë do të jenë simbolike, dhe populli dhe njerëzit do të mund lirisht t’i kalojë, por edhe idetë, biznesi e tjerë. Personalisht jam i bindur se e tërë kjo punë do të shkojë në drejtimin pozitiv, por megjithatë, ka çdoherë rezerva, pasi dini se edhe historia edhe përvoja tregojnë se në disa momente kyçe, pikërisht punët negative për të cilat kam folur, kanë fituar në Greqi – ose shpërndahej Parlamenti ose ka rënë Qeveria, e tjerë, të mos shkojmë deri te Konventa për minoritetet, që vetëm u nënshkrua, e nuk ka kaluar në Parlament, e madje edhe Pajtueshmërinë tonë kohore që e kemi pasur si dokument të përbashkët, e braktisnin kohë pas kohe dhe nuk e kaluan as në Parlament, e as në Qeveri. Ja tani jemi të ballafaquar të dy vendet, ne jemi në një, të mos them, përparësi dhe presim, me siguri nesër është fillimi debatit në Parlament dhe në afatin më të shkurtë të mundur votim, diku deri natën për besimin e Qeverisë së Ciprasit”, thotë ambasadori Arsovski.
Sipas tij, Cipras ka shprehur optimizëm jo aq të fuqishëm, por me të vërtetë real se qasja e re në zgjidhjen e problemeve njëherë duhet të fitojë. Gjendemi në shekullin 21 dhe mendoj se për herë të parë në Greqi mbisundon me të vërtetë një mendim intelektual se Greqia, po ashtu, duhet të kthejë faqe të re në rrugën e saj. Ajo është vend evropian, por këtë duhet vazhdimisht ta konfirmojë.
Për vizitë në Greqi javën e kaluar ka qëndruar kancelarja gjermane Angela Merkel, e cila ka shprehur përkrahje për Marrëveshjen nga Prespa në konferencë për shtyp pas takimit me Ciprasin, duke shfrytëzuar emrin Maqedonia e Veriut për vendin tonë dhe tha se Marrëveshja nuk sjell përfitime vetëm për vendin tonë, i cili mund të bëhet anëtar i NATO-s dhe BE-së, por edhe për Greqinë dhe tërë Evropën.