Sfungjeri që përdorim për të pastruar trupin ka edhe efekte të dëmshme! Ky sfungjer gjatë përdorimi të dy apo më shumë herëve kthehet në një shtëpi të baktereve, duke mbledhur të gjitha qelizat e vdekura të trupit, të cilat rikthehen prapë në trupin tuaj kur e përdorni prapë, transmeton Gazeta Metro “Sfungjerët janë të mirë në fillim, vetëm gjatë përdorimit të parë, por shpejt duhet të zëvendësohen nëse dëshironi të ruani pastërtinë dhe shëndetin e lëkurës”, thotë Esther Angert, shefe në departamentin e mikrobiologjisë, në Universitetin “Cornell”. Pra, për të ruajtur shëndetin tuaj nga këto bakterie përdoreni këtë sfungjerë vetëm njëherë dhe jo më shumë.