Momente lumturie për ish-tenisten serbe Ana Ivanovic dhe mesfushorin gjerman Bastian Schweinsteiger. Ish-numri 1 i botës në renditjen e WTA-s është shtatzënë teksa është në pritje të një fëmije me ish-futbollistin e kombëtares gjermane. Ana dhe Shvajni janë në një lidhje që prej vitit 2014 ndërsa në verën 2016-s vendosën të kurorëzonin dashurinë e tyre pasi u martuan në një dasmë spektakolare të organizuar në Venecia të Italisë.
Lajmin që 30-vjeçarja është shtatzënë e komunikoi vetë Schweinsteiger, i cili në “Twitter” postoi një foto të çiftit me mbishkrimin: “ Jemi në pritje të një anëtari të ri në familje dhe jemi të lumtur”. Ky është fëmija i parë për Anën dhe Shvajnin.