Shkup, 17 nëntor – Liberalizimi i tregut të rrymës elektrike ka kontribuar në uljen deri në 30 për qind të çmimit të energjisë elektrike tek kompanitë dhe tani ato mesatarisht paguajnë nga 6.40 euro për kilovat orë të energjisë së hardhuar. Të dhënat nga Zyra Statistikore Evropiane-Eurostat, tregojnë se Maqedonia përfshihet në mesin e vendeve evropiane në të cilat çmimi i energjisë elektrike për industrinë është më i lirë se ai i amvisërive, për dallim nga e kaluara kur për të pasur amvisëritë energji elektrike më të lirë, kompanitë paguanin më shumë për kilovatët e shpenzuar. Kjo e bën më të shtrenjtë dhe jo konkurrues prodhimin e tyre jo vetëm në krahasim me vendet e BE-së, por edhe me shtetet të cilat pretendojnë të bëhen pjesë e familjes evropiane, siç janë: Serbia, Mali i Zi dhe Bosnja dhe Hercegovina. Sipas të dhënave të fundit nga Eurostat për gjysmën e parë të vitit 2016, kompanitë në Maqedoni të cilat furnizohen me energji elektrike në tregun e lirë paguajnë 6,40 eurocent për kilovat orë, boshnjakët 6,28 eurocent, serbët 6,04 eurocent, ndërsa malazezët 6,39 eurocent. Eurostat në llogaritjen e këtyre çmimeve përfshinë akcizat, por jo edhe tatimin e vlerës së shtuar. Energji elektrike industriale më të shtrenjtë paguajnë kompanitë në Itali (14,06 eurocent), ky kilovat në Gjermani kushton 12,85 cent, në Britani të Madhe 12,68 cent, në Letoni 10,20 cent. Në vendet e tjera evropiane çmimi i një kilovat në orë sillet prej 7 deri 7 cent. Kur bëhet fjalë për amvisëritë në Maqedoni, çmimi nominal i një kilovat ore është një nga më të ulëtit në Evropë… (më gjerësisht në numrin e nesërm të gazetës KOHA)
© Gazeta KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara