Berlin, 22 dhjetor – Tuniziani Anis Amri i dyshuar për sulmin ndaj tregut të krishtlindjeve në Berlin të hënën, para disa muajve u ka propozuar grupeve islamike të shfrytëzohet si vetëvrasës me bombë, njoftoi Shpigel. Gazeta citon burime të shërbimeve speciale, por kjo nuk ka qenë e mjaftueshme për arrestimin e tij. Policia gjithashtu ka informacione se ai ka qenë i lidhur me qelinë gjermane të SHI-së e shkatërruar para disa javëve. Amri është dashur të deportohet, por kjo nuk ka ndodhur për shkak të mungesës së koordinim mes autoriteteve gjermane dhe autoriteteve të Tunizisë. Tuniziani ka qenë i regjistruar në një kamp për refugjatë në Rajana Vestfalinë Veriore, por kohën e fundit ka qenë në Berlin.