Deputeti i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Arben Zyberi, në pyetjen e gazetarëve se a do të votojë kryeministër tjetër, pos Naser Zyberit ai është përgjigjur: “Ajo varet prej bisedimeve që do të zhvillohen me partitë politike. Kështu që, siç është bërë e ditur nga Bashkimi Demokratik për Integrim, është e njohur që ne kemi kandidat për kryeministër dhe bisedimet po zhvillohen me të gjitha partitë politike. Ashtu si do të merret vendim nga ana e Kryesisë së BDI-së, ashtu do të veprojmë”, deklaroi deputeti Zyberi. Zyberi në postin e deputetit vjen për herë të parë, ndërkaq paraprakisht ka ushtruar postin e drejtori të Qendrës së Shëndetit Publik.