Shkup, 10 korrik – Sot rruga e drejtë nënkupton BE dhe NATO, nënkupton kujdes për të gjithë, nënkupton mbrojtje nga KOVID-19, rritje ekonomike dhe më shumë para për secilin, theksoi sonte në tubimin parazgjedhor të koalicionit “Mundemi” në Shkup, lideri i LSDM-së Zoran Zaev.
Shkupi, tha ai e di se BE-ja dhe NATO-ja janë rruga e drejtë. E di se jemi në rrugën e drejtë sepse e sheh se jemi më të suksesshëm në luftën me KOVID-19, Shkupi e di se jemi në rrugën e drejtë sepse e di se ajo është rruga e cila qon në rend, disiplinë dhe drejtësi. Shkupi, Shkupi ynë i lirë i cili gjithmonë e ka inkurajuar brendinë e Maqedonisë e di se jemi në rrugën e drejtë sepse krijuam shtet ekologjik, e di Shkupi se këto gjashtë shtylla janë rruga e drejtë, e di Shkupi se mundemi, e di Shkupi se mundemi edhe më mirë, edhe më shumë, porositi Zaevi.
Lideri i LSDM-së në tubimin e sontëm në Shkup theksoi se pas humbjes Mickovski nuk do të jetë lider i VMRO-DPMNE-së.
Ai pret që pas fitores së LSDM-së, gjegjësisht humbjes së VMRO-DPMNE-së, Mickovski të përshëndetet nga karriera politike.
Lideri i LSDM-së iu premtoi bashkëpartiakëve dhe qytetarëve se do të ketë veting në gjyqësor.
Në tubimin e koalicionit “Mundemi” në Shkup foli edhe Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë, i cili i uroi organizatorët duke theksuar se tubimi është sipas të gjitha protokolleve dhe potencoi se kështu ruhet shëndeti publik.
Filipçe kërkoi që duartrokitja të cilën të pranishmit e dhanë për të të shkojë për punonjësit shëndetësorë të cilët katër muaj po punojnë shumë për shkak të virusit korona.
Nikolla Dimitrov bartës i listës së kandidatëve në Njësinë Zgjedhore 1, kërkoi nga qytetarët që më 15 korrik të dalin në votim që të mos ketë pazare.
Duke folur për patriotizmin dhe identitetin, Dimitrovi tha se gjuha maqedonase për herë të fundit në vitin 2005 ishte përmendur nga ana e Komisionit Evropian dhe se tani përsëri po përmendet gjuha maqedonase në Kornizën e bisedimeve.
Ai theksoi se sfera kryesore në periudhën e ardhshme do të jetë drejtësia.
Milla Carovska, e cila gjithashtu është bartëse e listës së kandidatëve në Njësinë e parë zgjedhore, theksoi se VMRO-DPMNE-ja asgjë nuk i ofroi qytetarëve dhe se koalicioni Mundemi është zgjedhja e vetme e votuesve.
Sipas saj, ata kanë treguar drejtësi, tolerancë dhe respekt, ndërsa për dy vjet e gjysmë qeveria e LSDM-së arriti t’i japë drejtim shtetit tonë, e cila është anëtare e NATO-s.
Bartësi i Listës së dytë zgjedhore i koalicionit “Mundemi” Oliver Spasovski, i cili mori pjesë në tubimin në Karposh, theksoi se janë përmirësuar shumë padrejtësi për tre vite, dhe se puna e parë pas formimit të Qeverisë do të jetë pastrimi i Gruevizmit në gjyqësor i cili i mbronte kriminelët.
Spasovski, ashtu si edhe bashkëfolësit tjerë, iu bëri thirrje anëtarëve dhe simpatizantëve të partive të koalicionit që të dalin në votim më 15 korrik dhe ta rrethojnë numrin 3, për drejtësi të sigurt.
Në tubimin në Karposh të Shkupit foli edhe Fatmir Bytyqi, i cili tha se ata kanë krijuar masa të cilat kushtojnë 550 milionë euro, në BPV është 5 për qind, e ato janë masa të cilat zgjedhin probleme, por shohin edhe në të ardhmen. Për këtë, kërkoi ai nga qytetarët që të dalin të votojnë për koalicionin “Mundemi”.