Teksa nuk kanë kaluar akoma 24 orë nga vdekja e legjendës së futbollit botëror, Diego Armando Maradona, ka dalë autopsia. Mediet argjentinase shkruajnë sot se 60-vjeçari ka ndërruar jetë në gjumë, pas një ataku në zemër.
Dy javë më parë ai la spitalin, pas operacionit për të hequr një mpiksje gjaku në tru.
Qeveria e Argjentinës ka njoftuar se do të mbajë tre ditë zie kombëtare për ndarjen nga jeta të legjendës së futbollit Diego Armando Maradona.