Tetovë, 1 dhjetor – Universiteti i Tetovës, me një vendim të Senatit, u ka ndarë bursa studentëve të ciklit të parë dhe të dytë, të cilët i plotësojnë kërkesat dhe ato përjashtohen nga pagesa e shkollimit.
“Këtë vit, janë ndarë rreth 100 bursa për studentë universitarë dhe pasuniversitarë, të cilët i kanë përmbushur kërkesat e nevojshme, siç është përfundimi në kohë i detyrimeve të studimit dhe nota mesatare prej të paktën 9.5. Studentët me këto bursa, në fakt, përjashtohen nga pagesa e semestrit, pavarësisht nga shuma e shkollimit”, tha Ibrahim Neziri, drejtues i Zyrës së arsimit të UT-së.
Universiteti informon se për shkak të pandemisë këtë vit, certifikatat me vendimet për përjashtim nga pagesa e participimit të shkollimit nuk u janë dorëzuar studentëve në ceremoni si në vitet e kaluara.(koha.mk)