Shkup, 22 shtator – Qeveria, në mbledhjen e sotme të pestë e pranoi mendimin e Komisionit për sëmundje ngjitëse, në pajtim të të cilit, kinematë, teatrot, shfaqjet operistike, të baletit he manifestime të tjera me projeksione filmike, projekte multimediale, festivalet dhe manifestime të tjera nga veprimtaria e kulturës do të punojnë sipas Protokollit për organizim të ngjarjeve.
“Me propozim të Komisionit për sëmundje ngjitëse, sot Qeveria i miratoi edhe Protokollin për punë të llixhave natyrore për kushte të pandemisë me KOVID-19, si dhe Protokollin për punë të qendrave edukative, shkollave muzikore dhe qendrave/shkollave për gjuhë të huaja në kushte të epidemisë me KOVID-19”, kumtuan nga shërbimi qeveritar për shtyp.